Gazetari Italian i cili publikoi i pari dosjen hetimore ndaj grupit të “Habilajve”, ka zbuluar të dhëna të reja për çështjen duke bërë publike edhe pjesë nga dëshmia e Moisi Habilajt.
Gazetari i MeridioNews Dario De Luca ka deklaruar se Moisi Habilaj ka mohuar kategorikisht që ish-ministri Saimir Tahiri të ketë bashkëpunuar me ta duke u siguruar garanci për parcelat e drogës.
Ai ka pranuar se ka lidhje të largëta farefisnore, por vetëm kaq.
Moisi Habilaj ka folur me prokurorët. Ai është pyetur për marrëdhëniet me ish-ministrin Tahiri.
Ai ka përjashtuar përfshirjen e ish-ministrit në çështjen e tij.
Ai ka pranuar në mënyrë të pjesshmë, se vetë ka lidhje me trafikun e drogës, ai ka pranuar përgjegjësitë e veta, por ka përjashtuar implikimin e ish-ministrit Tahiri”, deklaroi gazetari Dario De Luca.
Gazetari italian ka zbuluar edhe deklaratën e Habilajt lidhur me blerjen e makinës së Saimir Tahirit në të zezë.
Habilaj ka deklaruar se ka lidhje farefisnore me Tahirin, por ka thënë se është shumë e largët. Ai është pyetur edhe për Audin e ish-ministrit. Moisi Habilaj ka deklaruar se shitja është bërë në të zezë, pa një kalim pronësie të rregullt”, tha ai.