Një vrasje që ka ndodhur dy vite më parë në lagjen Neos Kosmos në Athinë, është zbuluar nga hetuesit grekë.
Viktima ishte një 54-vjeçar grek, i cili u vra në banesën e tij më 9 mars 2016 dhe kufoma u gjet gjashtë ditë më vonë.
Ekzekutorët janë një shqiptar, një rumun dhe një grek, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur në raportimet e medieve helene. Dyshohet gjithashtu se një person i katër ka qenë i përfshirë në krim.
Autorët hynë në banesën e grekut për ta grabitur, por që përfundoi me vrasje.