I riu shqiptar i cili u plagosu me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Itali është Stef Tuçi. Sipas raportimeve të medieve lokale, ai ishte me maskë në kopshtin e një banese në Montebello, kur është qëlluar nga pronari i shtëpisë.
Tuçi ka marrë një plumb në gjoks dhe është transportuar në spitalin “San Matteo” të Pavias ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, 26-vjeçari është nën hetim për grabitje në bashkëpunim me një tjetër person, i cili është në kërkim nga policia italiane.
Sipas medieve italiane: Rreth orës 22 të së martës, një 56-vjeçar doli nga banesa me një çifte në duar pasi dëgjoi zhurmë. Në oborrin e shtëpisë shikon një person me maskë. Italinë pretendon se është kërcënuar nga ky i fundit dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri. Personi me maskë ishte i riu shqiptar Stef Tuçi.
Nën hetim është edhe 56-vjeçari. Prokuroria po verifikon nëse ka tejkaluar kufijtë e mbrojtjes së ligjshme.