Loading...

UEFA shkatërron Skënderbeun: 10 vjet përjashtim dhe gjobë

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka ndëshkuar ashpër ekipin shqiptar të Skënderbeut. Komisioni pranoi raportin e inspektorëve që akuzonte Skëndebeun për fiksimin e mbi 50 ndeshjeve.

UEFA ka vendosur të shkatërrojë skuadrën shqiptare duke e dënuar me 10 vite përjashtim nga të gjitha aktivitetet.

Lajmi është konfirmuar për “SYRI.net” ndërsa burimet nga UEFA kanë faktuar ketë vendim me dokumentin e mëposhtëm.

Përveç dënimit 10 vjeçar, Skënderbeu është dënuar edhe me 1 milionë euro gjobë.  Skëndërbeu mësohet se ka 60 ditë afat që të kundërshtojë këtë vendim të rëndë.

Image

Më 21 Mars u zhvullia seanca dëgjimore në Komisionin e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, lidhur me procedimin disiplinor për manipulimin e rezultateve. Përfaqësuesit e ekipit korçar kundërshtuan masën e propzua dhe kanë këmbëngulur për pafajësi. Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit ligjorë të ekipit kryesues të Superiores, që kanë argumentuar mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com