Bananet përmbajnë sasi të larta kaliumi, mangan, selen, zink, fibra, acid folik, kompleksin e plotë të vitaminës B, vitaminë A, antioksidantë etj dhe përbërës me veti antiinflamatore, çka e bëjnë frutin e preferuar për shumë njerëz. Mirëpo keni menduar ndonjëherë që krahas frutit, të përdorni edhe lëkurën e tij. Nuk është aspak një ide e çuditshme, por e provuar shkencërisht që funksionon. Living ju njeh me 3 mënyra të përdorimit të lëkurës së bananes tejet të dobishme për shëndetin:
1.Konstipacioni (kapsllëku): Në qoftë se keni probleme me sistemin tretës, mjekët këshillojnë që të mos e ndani nga bananen nga regjimi juaj ushqimor pasi është një ndër frutat më të pasur me fibra. Por, supriza e vërtetë nuk është vetë fruti, por lëkura e tij. Merrni 2 ose 3 lëkura bananesh dhe prijini në copëza të vogla. Ziejini me pak ujë, në këtë rast 500 ml janë mëse të mjaftueshëm dhe në fund kalojini në frulator. Pijeni disa herë këtë lëng gjatë ditës dhe ndryshimet do të flasin në emrin tuaj.
2.Pickimi i insekteve: Sigurisht që stina e verës ka shumë avantazhe, plazhi, koha e mirë, ditët më të gjata etj, sa keq që nuk mund të themi të njëjtën gjë edhe për pickimet e insekteve të ndryshëm. Nëse bëni pjesë në radhët e ‘’viktimave’’ të preferuara të myshkonjave, nuk keni më nevojë të aplikoni alkool pas çdo pickimi, mjafton vetëm pak lëkurë bananeje. Kjo e fundit është e pasur me përbërës me veti antiinflamatorë që ndalojnë inflamimin e saj dhe të kruarat.
3.Qetëson dhimbjen e kokës: Dhimbja e kokës është një ndër problemet më të zakonshme që prek të gjitha moshat. Por, ju mund ta pushoni atë me një përbërës të vetëm, të cilin deri më sot e keni hedhur në kosh: lëkura e bananes. Merrni një lëkurë bananeje dhe vendoseni mbi fytyrë, më saktë në zonëne ballit dhe trekëndësisht që krijohet mes vetullave. Lëreni të veprojë për 20-30 minuta dhe do ta vini re menjëherë ndryshimin.Living