Një DJ shqiptar është arrestuar në Rodos të Greqisë pasi u kap me 5.3 kg kanabis.
Mediat greke thonë se bëhet fjalë për Orges Kupsi, ose i njohur me emrin e artit Visy, i cili po jepte një performancë për bashkëatdhetarët e tij.
DJ i njohur kishte vendosur drogën në pesë pako plastike në valixhen e tij. Ai u arrestua gjithashtu me një grek 18-vjeçar, i cili u akuzua gjithashtu për posedim dhe trafik droge.
“Visy” është i njohur në Shqipërië thonë mediat në vendin fqinj, por jep koncerte edhe në Greqi në klubet e natës.