[sgmb id=”1″]
Flamurtari-Tirana do të luhet me tifozë. Pas dënimit të marrë me dy javë nga FSHF,ekipi vlonjat,luajkt ndaj Vllaznisë në fitoren 2-0 në një stadium të boshatisur,duke shlyer gjysmën e dënimit,cka do të thotë se për ndeshjen e rradhës që përkon me gjysmën e dënimit,klubi vlonjat mund të paguajë ,duke rikthyer tifozët në shkallët e stadiumit në këtë sfidë shumë të rëndësishme për qëndrimin në kategorinë superiore. Lajmi konfirmohet rreth rikthimit të tifozëve edhe nga vetë adminsitratori i Flamurtarit Sinan Idrizi,i cili madje pritet që ditën e martë të jetë në Vlorë dhe gjatë kasaj jave të qëndrojë në qytetin bregdetar,duke asistuar dhe në takimin Flamurtari-Tirana që me shumë mundësi do të luhet ditën e shtunë. Po ndaj Tiranës, do të paguajmë dhe hapim dyert për tifozët ashtu si edhe kemi bërë gjithmonë—ka konfirmuar për sport ekspres Idrizi. Nuk mund të privojmë tifozët në një ndeshje kaq të rëndësishme,por mbi të gjitha edhe faktin se një ndeshje pa tifozë me stadium të boshatisur ngjan shumë shëmtuar,ndërkohë që edhe ekipi dëshiron padyshim përkrahjen e tyre. Dhe jam i sigurtë që kjo përkrahje nuk do të mungojë duke parë tre rezultatet e fundit pozitive të skuadrës,por mbi të gjitha një ekip me identitet dhe bosht. Po ne kemi vendosur të paguajmë gjobën që do të thotë të shlyejmë finaciarisht pjesën e mbetur të dënimit,pasi kemi shlyer gjysmën e dënimit,duke luajtuir pa tifiozë ndaj Vllaznisë. Natyrisht që ashtu si edhe ka ndodhur gjatë gjithë këtij kampionati,dyert e stadiumit për tifozët do të jenë të hapura në përkrahje të skuadrës. Barazimi në Durrës? Nuk është vetëm kjo ndeshje,por janë disa takime,në të cilat skuadra jo vetëm ka marrë rezultat,por mbi të gjitha ka treguar identitet dhe bosht. Jam i kënaqur dhe këtë nuk kam pse ta fsheh. Po shohim një skuadër që luan me dëshirë dhe pa frikë,por edhe ka lojën e vet,duke dëshmuar ndeshje të mira. Ne shpresojmë që të vijohet pikërisht kështu,duke pritur ndeshjen e radhës. Deri më tani jam i kënaqur dhe të mos harrojmë në tre ndeshjet e fundit kemi dy fitore dhe një barazaim dhe mund të kishim marrë edhe dicka tjetër më shumë