Sipas informacioneve mësohet se një person në Vlorë është gjetur i pajetë në rrugë një ditë më parë.
“Në lagjen ‘24 Maji’, në trotuar është gjetur i vdekur pa shenja dhune, E.Ç., 36 vjeç, banues në Vlorë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për vlerësim”, njoftoi Policia.
Dyshimet e Policisë janë se 36-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe patologjike, pasi ishte i sëmurë kronik dhe dyshohet se konsumonte alkool.