Loading...

Arrestohet shqiptarja në Greqi, “mbikëqyrëse” e grupit kriminal .Emri/Foto

Policia greke me urdhër të prokurorit të Athinës ka bërë publike emrat dhe fotot e tetë personave të arrestuar si pjesë një grupi kriminal që kryente vjedhjen e motoçikletave. Midis anëtarëve është edhe një vajzë shqiptare, e quajtur Marilena Kocaj, 21 vjeçe.

Operacioni i goditjes së këtij grupi u zhvillua më 19 mars, ndërsa vjedhjet ishin kryer në zona të ndryshme të Atikës.

Pesë nga tetë të arrestuarit ishin shtetas grekë dhe dy të tjerët nga Bullgaria dhe Rumania.

Hetimet ndaj bandës nisën shtatorin e vitit të shkuar, ndërsa gjatë hetimeve u zbulua edhe struktura e brendshme e grupit kriminal dhe rolet individuale të secilit anëtar.

Shqiptarja kishte një rol mbështetës gjatë vjedhjes duke mbikëqyrur lokalet.

Shpesh, anëtarët kërkuan edhe në faqet e shitjes në internet të motorëve dhe më pas gjenin vendndodhjen e tyre, duke kryer grabitjen kryesisht gjatë natës.

Më pas, një tjetër anëtar i shiste ato tek blerësi përfundimtar.

Katër prej anëtarëve ishin të angazhuar në riparimin e motorëve.

Në disa raste ata falsifikuan shasinë dhe numrat e motorëve dhe i ofruan ato për shitje.

Nga hetimi i derimëtanishëm, janë zbuluar 31 vjedhje të motorëve ose pjesëve të tyre.

Nga kërkimet në shtëpi dhe garazhe, një numër i madh i pjesëve të motorëve u gjetën dhe u konfiskuan. Gjithashtu u konfiskua edhe makina e përdorur për vjedhje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com