Me siguri këto do të jenë gurabijet më të shijshme që keni provuar ndonjëherë! Të shkrifëta, ma arra përsipër dhe kakao…Nxitoni t’i merrni recetën!
Përbërësit:
125 gr gjalpë,
1 vezë,
gjysmë gote çaji vaj ulliri,
2 gota çaji sheqer pluhur,
gjysmë gote çaj niseshte,
gjysmë bustine pluhur pjekjeje,
1 vanilje,
1 kakao,
miell,
arra
Përbërës:
Të gjithë përbërësit hidhini në një enë të thellë, brumin lëreni të vijë për rreth 1 orë.
Pas kësaj filloni të merrni pak nga brumi dhe formoni gurabije të vogla.
Secilës gurabije vendosini nga një arrë sipër. Këto të fundit i vendosni në tepsi dhe vendosini për pjekje në temperaturë 170 gradë celsius.
Gjatë pjekjes tregoni kujdes, pasi gurabijet janë ngjyrë kafe dhe mund të piqen më tepër seç duhet. Ju bëftë mirë!