Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për Vrasje me Dashje në Itali Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në bashkëpunim me Interpol Tirana, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, gjatë ditës së sotme në qytetin e Burrelit, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Fation Stojani (Islamaj), 28 vjeç, banues në njësinë administrative Ulëz-Mat.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata Busto, Arsizio/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga nenet 81, 110, 112, 575, 577 të Kodit Penal Italian.
Maksimumi i dënimit “Burgim i Përjetshëm”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur :
Ky shtetas me datë 10.11.2016, në qytetin Conegrate/Milano, Itali, ka vrarë me armë zjarri dy shtetasit shqiptar A.Ll, 31 vjeç, A.LL, 38 vjeç.
Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.