Larg e ndodhur
Sa dëshirë të flas k’të mbrëmje
Ku dhe hëna shndrin nga larg
Ti je muzë që m’ fle në mendje
Dhe kur shkruaj, hyn nĕ varg !
Sa dëshirë të flas k’të mbrëmje
Ku dhe hëna shndrin e plot
Tek lodron, të shoh me ëndje
Por çfarë je që s’ të prek dot !…
Sa dëshirë të flas k’të mbrëmje
Ku dhe hëna sikur flet…
Ti je tema e një ëndrre
Që nuk rresht e zgjatë përjetë …
Me dëshirën për të folur
Unë nuk fola, përsëri
Hëna qeshte larg e ndodhur
Larg e ndodhur sa dhe ti !
**************************************
Bledi Ylli
“Ylli dhe unë ”