Një vajzë e mitur është rrëzuar gjatë orës së mësimit teksa luante ne oren e Fizkultures dhe mësohet se është dëmtuar keq në kokë.
Ngjarja e rëndë sot ka ndodhur në Maliq, ku e mitura po luante me shoqet e klasës.
Ajo u dërgua me urgjencë drejt Tiranës.
Njoftimi paraprak
Sot në mesditë shtetasi U.V, 12 vjeç, nxënës në shkollën 9-vjeçare në Maliq, në orën e fiskulturës, duke luajtur futboll, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në kokë.
Shtetasi i mësipërm pasi ka marrë mjekim në spitalin e Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga të dhënat e para, dyshohet se është ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.