Loading...

Izmir, Xhaçka takon misionin e NATO-s në Egje: Ofroni siguri për vendin dhe qytetarët

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ndodhet në Izmir ku vizitoi kontigjentin e 7 të Forcës Detare, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje.

Në fjalën e saj Xhaçka tha se fokusi është trajnimi dhe karriera e efektivëve të cilët tha ajo punojnë mes kufizimesh e sakrificash

Kontributi juaj -tha Xhaçka- është trashëgimi për brezat pasi ofroni siguri për vendin dhe qytetarët.

Deklarata e Olta Xhaçkës

I gjithë fokusi ynë, i gjithë përqëndrimi ynë në këtë moment është tek edukimi dhe trjanimi edhe tek karriera e gjithësecilit prej jush, që bëni një punë për hir të së vërtetës mes kufizimeve dhe shumë sakrificave, por një punë të jashtëzakonshme që do ti lini trashëgimi shumë të rëndësishme brezave, duke ofruar siguri për vendin tonë dhe duke kontribuar për paqen përtej kufijve të vendit tonë.

Sa i takon trajtimit jemi të ndërgjegjshëm që ka ende shumë për të përmirësuar. Trajtimi nuk është i krahasueshëm me aleatët e tjerë dhe ndoshta nuk është as ai që do donim ne që të ishte, apo ai që ju meritoni. Por dua tju them që jemi maksimalisht të angazhuar edhe unë si ministre, por edhe ne si qeveri, që të sjellim një standart të ri në trajtimin tuaj jo vetëm njerëzor por edhe financiar. Dhe sigurisht një standart të ri në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për përparimin në karrierë, duke e bërë atë gjithnjë e më meritokratike.

Dua tju falenderoj gjithësecilin personalisht edhe shpresoj shumë që ky mision të përmbyllet me sukses nga ky kontigjent dhe të ktheheni shëndosh e mirë pranë familjeve tuaja.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com