Loading...

Sulmohet me armë zjarri eskorta e ish-presidentit të …

Eskorta e ish-presidentit brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva është sulmuar dje me armë zjarri, sipas një postimi të tij në Twitter.

“Eskorta e ish-presidentit Lula është goditur nga të paktën tre të shtëna me armë zjarri, ndërsa po udhëtonte midis qyteteve Quedas do Iguacu dhe Laranjeiras do Sul, në jug të vendit i pashoqëruar nga forcat policore. Gjatë incidentit u goditën dy autobusë të fushatës elektorale dhe askush nuk është plagosur”, tha ai në Twitter.

“Atë që unë aktualisht vë re është një rritje e nazizmit. Nëse ata mendojnë se do të na frikësojnë , gabohen”, tha Lula përmes një postimi më të hershëm në Twitter.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com