Loading...

Qerimaj “tradhtohet”, tërhiqet nga Europiani

Atëherë kur nuk pritet, mësohet se Erkand Qerimaj nuk do të ketë mundësi që të garojë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.

Ky lajm i hidhur, vjen pas vizitave të kryera nga mjekë të huaj në atë vend, Qerimaj rezultoi me infeksion në tendinat e të dy gjunjve të tij. Erkand Qerimaj do të garonte në këtë Evropian ditën e enjte, së bashku me Daniel Godellin në peshën deri në 77 kg.

Ndërkaq, ditën e martë garoi një tjetër peshëngritës shqiptar, Romario Avdiraj, në peshën deri në 62 kg. Avdiraj u rendit i 8 në shkëputje me 110 kg, por u tërhoq në stilin e shtytjes.

Sot do të garojnë Briken Calja dhe Arbër Çerçizi, në peshën deri në 69 kg.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com