Loading...

Tjetërsimi i pronave, në Vlorë ”Task-Forca” nis verifikimin

Pas vizitës së ambasadores së BE-së Romana Vlahutin dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në Vlorë, sot ka nisur punën ”Task-Forca” për pronat, e cila po bën verifikimit në terren në të gjithë qarkun.

Vlahutin, bëri me dije misionin e ndërmarrë për të zgjidhur problemet e thella që kanë shqiptarët me pronën private.

“E nisëm nga Vlora takimin për pronat për shkak të problematikës që pikërisht Vlora mbart. Ky udhëtim është fakt mbledhës, ndërsa në fokus janë dëgjesat me qytetarët. Prona privat është një e drejtë themelore dhe si e tillë është e panegociueshme për BE-në, ndërsa gjatë 27 viteve është krijuar një kaos me pronat teksa pronarë të trojeve 300-vjeçare ende nuk mund të regjistrojnë dot pronat e tyre. Njerëzit kanë pritur gjatë ndaj ka ardhur koha që ky problem të gjejë zgjidhje”,-ka deklaruar ndër të tjera ambasadorja e BE-së Romana.

Edhe ministrja Gjonaj ka paralajmëruar një reformë të thellë të pronës, që Qeveria do të kryejë.
Sipas saj Reforma ka nisur me pezullimin e përkohshëm te lëshimit dhe regjistrimit të AMTP-ve në zonën e bregdetit, kjo për shkak të abuzimeve dhe të korrupsionit të jashtëzakonshëm të identifikuar në këto zona.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com