Një 31-vjeçar shqiptar u arrestua per shkak se merrej me shitjen e drogës. Ngjarja ka ndohur në Macerata në Itali dhe shqiptari është arrestuar nga policia e këtij qyteti, pasi akuzohet për trafik kokaine. Por policët janë çuditur kur kanë gjetur mënyren se si ai e trafikonte mallin e tij. Siç raportojnë mediat italiane i riu shqiptar e shiste drogën në vezë kindër, nga ku mori emrin edhe operacioni.
Ai kishte një numër fiktiv telefoni me anë të të cilit mbante kontaktet me klientët nga shtëpia. Më pas me anë të shkallëve të brendshme të ndërtesës ku jetonte takonte klientët e tij në zonën e garazhit.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua jashtë shtëpisë, më pas policia filloi kontrollet në banesën e ku ai jetonte me gruan e tij 25-vjeçare, po nga Shqipëria.
Gjatë kontrollit, policia gjeti në banesë enë plastike në formën e vezëve kindër, brenda të cilave ishte fshehur lënda narkotike, gati për tu shitur. Ndërkohë në një dollap në dhomën e gjumit janë gjetur mbi një mijë euro që dyshohet se ishin fituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.