Dyshime për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla janë rritur edhe se bëhet fjalë për një ullishte të blerë 9 vite më parë nga ai për 22 mln lekë, dhe tani ka kërkuar ta shesë për 50 mijë euro. Duhet parë se si ndryshon çmimi nga koha e blerjes dhe ajo e shitjes. Janë këto disa detaje që zbulohen nga dosja e hetimit për ish kryeprokurorin e cila vijon prej 5 muajsh nga Prokuroria e Durrësit.
Kështu bën me dije gazetarja Klodjana Lala e cila shton se Llalla në procesin e Vetingut i ka deklaruar, por duhet të bëhet krahasimi mes atyre që ka deklaruar ai. Ajo që ngrejë shqetësim është nga viti 2003 deri në 2017 që ka bërë deklarimin. Ndërsa hetimin e kësaj dosjeje e ka marrë vetë kreu i prokurorisë Donika Prela zbardh më tej gazetarja e cila thotë se ish kryeprokurori rrezikon 7 vite burg.
Rrezikon Llalla të shkoj drejt prangave?
Të gjithë zyrtarët e lartë që kanë pasur këto akuza kanë shkuar në arrest me burg, nëse shohim praktikën e prokurorisë dhe gjykatës. Por nuk e dimë se si do të veproj ende kjo çështje. Nga praktika kanë operuar me masën arrest me burg, për të mos lënë mundësi për tu larguar.
Sa rrezikon?
Kjo vepër penale shkon defi në 7 vite burg.