Për rreth tre orë, shefi në detyrë i SHISH, Helidon Bendo ka raportuar përpara Komisionit të Sigurisë Kombëtare në një mbledhje me dyer të mbyllura. Bendo është pyetur për rrezikun rus në Shqipëri, pas dëbimit të diplomatëve por përgjigjet e tij kanë qenë të paqarta.
Report Tv raporton se “Bendo mohon të ketë influenca të qarta ruse, por ka pranuar se ka tendenca të tilla”.
Bendo u pyet për lidhjet e politikanëve me 613 kg kokainë dhe drogërat e tjera, por në këtë temë nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë duke thënë se sfida me narkotikët është prioritet.
Kjo përgjigje duket se nuk i ka lënë të kënaqur deputetët, të cilët janë shprehur se kreu i SHISH ka dhënë përgjigje prej “delfini” dhe kanë përsëritur disa herë të njëjtat pyetje në drejtim të Bendos.