[sgmb id=”1″]
Burime zyrtare nga policia e Tepelenës, kanë bërë me dije vetëm gjatë ditës së sotme se ngjarja është shënuar në Memaliaj, në banesën e një 40-vjeçari me iniciale A.K. , ku “kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash”.
Sipas të njëjtave burime thuhet se autorë e vjedhjes kanë arritur të hyjnë në banesë përmes derës kryesore.
Ndërkaq, burime nga policia lokale bëjnë me dije se është vjedhur banesa e Anesti.K., gjatë orëve të mbrëmjes, konkretisht rreth orës 22.
Sasia e vjedhur e parave që është 55 milionë lekë të vjetra dhe 35 mijë euro, e përkthyer në lekë: rreth 100 milionë në total.
Aktualisht, asnjë person nuk është arrestuar lidhur me rastin.