Në Sheq të Fierit jeton një grua e cila bën të gjitha punët e rënda të cilat përballohen vetëm nga burrat.
Ajo është Liri Ryshka dhe ABC News u takua me të për të parë nga afër njeriun që zona e quan me mirësi “kaubojsja” e Fierit.
Me shtat të vogël dhe pamjen e një gruaje të zakonshme te befason me perditshmërinë e saj. Fermere, drejtuese mjetesh bujqesore dhe mullixheshë
Por pas baltës dhe pluhurit të fermës, Liria ka kohë dhe durim për punë që kërkojnë delikatesë si endja e qilimave. Madje edhe për këto të fundit pajisjen endëse e ka ndërtuar vetë.
Burrat i konkuron denjësisht madje i kalon.
Traktorit i shton një mulli duke shkuar sipas porosive në çdo shtëpi për të bluar drithëra. Nuk merr asnjëherë punëtor krahu. Çdo punë dhe rregullim të fermës apo shtëpisë e bën vetë. Shansin për tu arsimuar nuk ia dhanë dot prindërit, por ajo vetë i arsimoi të tre fëmijët e saj. Ata jetojnë jashtë vendit ku Liria dhe bashkëshorti i saj shkojnë herë pas here për vizitë. Punon nga mëngjesi në mbrëmje në fermën e saj ose duke kryer shërbime për tokat e fermerëve të zonës. Pavarësisht të gjithave, mbetet grua, ndaj kur duhet e merr edhe armën me vete.
Në fund të ditës duke endur qilima dëgjon lajmet ndaj di çfarë ti kërkojë shtetit. Ky i fundit duhet thjesht të bëjë detyrën për të gjithë ata fermerë që jetojnë duke punuar tokën. Liri Ryshka nga fshati Sheq Marinëz i Fierit dhe bashkëshorti i saj jetojnë falë të ardhurave nga toka dhe blektoria prej shumë vitesh. Ndryshe nga pjesa më e madhe e fermerëve të zonës ata i kursejnë shpenzimet për punimin apo shërbimet e tjera të tokës dhe fermës blektorale duke bërë gjithçka vetë dhe me mjetet e tyre. Kjo do të thotë më tepër të ardhura për familjen, ndërsa për banorët e zonës një model suksesi dhe kurajoje.