Unioni i Integrimit Mbarëkombëtar ka shpallur vitin 2018 si vitin e gjetjes së eshtrave të 4500 të zhdukur të komunizmit. Familjarët e personave të ekzekutuar në periudhën e sistemit diktatorial, kërkojnë nga qeveria që të hartojë një strategji për gjetjen e eshtrave të paraardhësve të tyre.
”Të krijojë një komision të fortë dhe të fillojë të marë dëshmi për të filluar të bëjë gërmimet e duhura. Pastaj të marë ADN-në e pasardhësve të tyre, pasi edhe ne po ikim dhe pastaj nuk mund të bëhet gjë, me brezat e ardhshëm. Këtë të bëjë shteti”,- tha Orhan Sakiç, pasardhës.
Luftar Pepmarku, sot është 72-vjeçar dhe ka qenë 3-vjeç kur i ati u burgos dhe më pas u pushkatua. Ai thotë, se ka kërkuar ngado, por deri tani nuk ka mundur që të gjejë eshtrat.
Etapa e parë ka qenë kur Enver Hoxha mori pushtetin pas vitit 1943. E dyta ka qenë në vitin 1947, kur diktatura me porosi të Titos nisi vrasjet e të gjithë kundërshtarëve. Ndërsa etapa e tretë ka qenë ajo e viteve ‘60-‘70, ku filloi goditja e të gjithë intelektualëve shqiptarë, të cilët ishin shkolluar në vendet komuniste të Lindjes.