Loading...

Elegji per vellain Mitat Alicka – Nga Aishe Musta Alicka 

Nga Aishe Musta Alicka 

Elegji per vellain( Mitat Alickaj)

Pena ime, mikja ime
Pse je ndalur e nuk shkruan?
Mijra fjale me ligjerime
Te rrethojne shpirtin qe vuan

Je perhumbur bashke me mua
Permes lotesh, gervish letren
S’merren vesh fjalet qe thua
Me OI shtyjne njera tjetren

Lajmi ecen si i marre
Hena zihet , nuk ka drite
Mitati, nga ne eshte ndare
Shpirti i motres mbylli syte

Kupa e qiellit gremine
Dielli qiri i z’behte
Mali i Cikes ulurin
Me nderim kortezhin pret

Vaj e korba ne Dukat
Se vjen Mitati nga larg
Shtrire supet e larte
Cop- cop e trung i thate

Dhimbja e heshtur neper nate
Ecen me kortezhin bashke
Kortezhi i gjate e i nxire
Drerin po bien te shtrire

Vdekje e zeze, pantere e zeze
C’pate me vellain tim
Me shkule gjkysmen e shpirtit
S’te erdhi keq per te zine

Su semure, nuk lengoi
Ish i ri pende palloi
Kaltersi i ndrinin syte
Ishte shtylla e shtepise

O vella , o zemra ime
Ngeru, degjo lutjen time
O bilbil me ze te arte
Mos na le, ktheu prape
O lezeti ne porte
Te kane ardhur , miq e shoke
Ngreu, pa ngreu e dil jashte
Se me dhemb shpirti, pikon gjak
C’eshte keshtu, a korba e qyqe?
Ke te qaj me pare me ligje?
Nenen, babane a vellane
Per nje vit te tre na lane.

Korba vellai me cika
Tu mbyll syri, tu nxi dita
Mu mbyll dera , mu fik drita.

Qajne motrat per vellane
Ulurima qiellin can
Te zezat z’gjejne derman.

Lutet gruaja ai nxire
Ike prishur terezine
Ike shembur shtepine

Lamtumire vella, shpirte urata
Te qofte e lehte balta
Te ndrihte shpirti ne perjetesi
Te zgjofte jehona
Te ngrofte dashuria, e zemrave tona

Aishe Musta Alickaj. Athine. 10 . Janar. 2018.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com