Loading...

‘UNE …’ dhe ‘Përpara syve të tu’ poezi nga Anila Toto

UNE …

Të kam dashur
Çmendurisht të kam dashur!
Dhe pse dashuritë thonë
s’rrojnë përjetësisht.

Nuk dihesha fajtore,
as cipëplasur,
largohesha
e tërboheshim
vetmisë !
Të kam dashur.

Pabesisht të kam dashur
Si ndryshe mund t’i thirret
Çmendurisë ?!..

A.T

Përpara syve të tu

Sivjet nuk bëri dimër i egër,
as palcën s’na ngriu ngrica e veriut.
Nuk më kujtohet më asnjë emër
veç një puhize malli dhe shiu.

Nuk më pëlqejë verërat e nxehta,
as prushi që djeg nën thëngjinj mangalli.
Se dhembjet i ndiejmë dhe me të egra
se dëshira, se lakmia, se halli.

Përpara syve të tu të dhunuar
e përballë zemrës së mbushur vetmi,
pikërisht sepse ndihem e dashuruar
jam stinë e ngarkuar me zjarr e me shi.

Ku fshihen dimrat e tu të acartë,
si ndihesh kur zbut brenda vetes tërbim?!
Natyra sivjet qëlloi me fat,
por jo shpirti yt, por jo shpirti im!

Anila Toto

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com