Shkroi një libër me të gjithë të vërtetat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, por një pilot është ekzekutuar në mënyrë misterioze së bashku me familjen e tij.
Librat e Phillip Marshall “The Big Bamboozle of 9/11” dhe “Lufta kundër terrorizmit” ngrinin akuza tronditëse ndaj Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë së George W. Bush
Madje, Marshall kishte deklaruar hapur se pasi të publikonte librat e tij, do të krijonte shumë armiq të fuqishëm.
Piloti dhe fëmijët e tij, Marcaila Marshall 14 vjeç dhe Aleks Marshall 17 vjeç, u gjendën të vdekur në shtëpinë e tyre.
Ata u qëlluan me një plumb në ballë, ndërkohë që mësohet se e ëma e fëmijëve ndodhej në Turqi në momentin e ekzekutimit.
Gjithashtu u qëllua me armë edhe qeni i familjes në dhomën e gjumit.
Në një nga intervistat e tij, Marshall u shpreh se:
Sulmi në Kullat Binjake ishte i suksesshëm falë një aktiviteti të brendshëm ushtarak që trajnoi piratët e aeroplanëve. Disponojmë me dhjetëra dokumente që faktojnë 100% se ky trajnim fluturimesh specifik, u bë në Kaliforni, Florida dhe në Arizonë, 18 muaj para sulmit”.