Pas shkarkimit të gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo, rradhën e kanë të tjerë zyrtarë të lartë që nuk justifikojnë dot pasurinë dhe pronat e tyre.
Duke folur për subjektet konkrete, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka ‘kërcënuar’ të gjithë gjyqtarët e inkriminuar për valën e fortë dhe goditjes nga KPK.
Gjonaj thotë për ERTV se janë 57 subjekte që po shqyrtohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe qëllimi i reformës është rritja e besimit të qytetarëve.
“Ajo çfarë ka ndodhur dje me vendim të KPK është procesi i pastërtisë së figurës së një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i cili në fakt është shkarkuar nga KPK duke mos justifikuar pasurinë e tij sipas vendimit të komisionit.
Rezultatet e para janë ato që kanë të bëjnë me vetimin ose rivlersim kalimtar të listës prioritare të 57 subjekteve që sot janë në shqyrtim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit”, deklaron Gjonaj.
Ministrja shton se “janë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë, kandidatët për institucionet e reja të organeve të drejtësisë që është KLGJ dhe KLP, inspektori i lartë i drejtësisë, por edhe organi i ri që është shumë i rëndësishëm që është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi”.