[sgmb id=”1″]
Sherr mes dy bashkëmoshatarëve 19-vjeçarë në lagjen nr. 18 në Durrës, plagoset njëri prej tyre, ndërsa autori ia mbath.
Policia informon se dje në mëngjes rreth orës 09:30, në lagjen nr.18, ka lindur një konflikt çasti për motive të dobëta mes dy djemve J.B. dhe D.S., të dy banues në Durrës.
Ka qenë i riu me iniciale J.B. që ka goditur me thikë në pjesën e shpinës, shtetasin D.S. Pas plagosjes, ai ia ka mbathur dhe Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë filluar procedimin penal dhe po punojnë për kapjen e tij.
Ndërsa për të plagosurin raportohet se ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta