Një tjetër tragjedi trondit botën e futbollit. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci në Kategorinë e Tretë, teksa ka humbur jetën në fushë mesfushori Bruno Boban. Ngjarja ndodhi 15 minuta pasi kishte nisur ndeshja e futbollit mes Marsonia dhe Pozega Slavonikja.
Sipas mediave kroate, lojtari u rrëzua në tokë pasi pësoi një goditje në gjoks me top, duke humbur menjëherë ndjenjat. Boban u dërgua me urgjencë në spital, por 25-vjeçari mik mundi që të fitonte betejën me jetën 40 minuta pas rrëzimit në fushë.