Adea Shabani, aktorja me preardhje nga Shqipëria, që ka rreth 1 muaj që është zhduk në mënyrë misterioze në SHBA, besohet se është vrarë.
Të paktën kështu beson familja dhe miqtë e saj sipa asaj që policia ka konfirmuar për ”FOX11”. Aktori Christopher Spotz, që besohet të ketë qenë i dashuri i saj, e ka vrarë veten pas ndjekjes me makinë nga policia.
Spotz raportohet se kishte një pasagjer në automjetin e vjedhur, por u ndalua që ta linte personin të dilte jashtë, para se të vazhdonte ikjen e tij nga policia por kur policia e ndaloi dhe tentoi të vendoste një kordon bllokues ai nxori armën dhe qëlloi veten.
Adea, e cila është nga Maqedonia, kishte shkuar në Los Angeles për të studiuar aktrimin. Sipas KABC, ajo ka qëndruar atje për dy vite.