Përmban një park ujor dhe një fushë basketbolli bashkë me 2700 kabinat e saj. Po flasim për anijen më të madhe në botë, Simfoninë e Deteve, e cila shumë shpejt do të nisë lundrimin e saj të parë.
Ky mjet fantastik kushton 1 miliard dollarë, peshon 228 000 ton dhe ka një gjatësi prej 362 metrash.
E ndërtuar brenda dy vitesh, Simfonia e Deteve mund të mbajë rreth 8000 persona, përfshirë 2200 anëtarë të stafit. Simfonia do e bëjë udhëtimin e saj të parë drejt Malagës, në Spanjë.
Bëhet e ditur se të gjithë verën do ta kalojë në Mesdhe, përpara se të kthehet në Majemi.