Loading...

Nuk u ecën fati në kazino, 2 persona “çmenden” dhe bëjnë te pabërën

Policia e Tiranës ka referuar materialet në prokurori për dy persona, të cilët akuzohen se kanë shkaktuar dëme në një kazino.

Burime zyrtare thanë se shtetasit me inicialet E.K. dhe A.K., 44 vjeç e 38 vjeç, kanë dëmtuar një kazino ku njëri prej tyre ka thyer xhamin e kompjuterit, ndërsa tjetri ka qëlluar me grushte pajisjet. Ndonëse nuk dihen detaje rreth ngjarjes, dy persona dyshohet se kishin pësuar humbje në lojë.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 23.03.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit E.K dhe A.K, vjeç 44 e 38, banues në Tiranë, pasi A.K duke luajtur në kazino ka thyer xhamin e kompjuterit, kurse E.K, ka goditur me grusht, A.K. Nenet 150 e 89 të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com