Loading...

”Bosi” i rrjetit të trafikimit, ”The Sun”: Një shqiptar me…

Shkatërrimi i 7 grupeve që trafikonin shqiptarë drejt SHBA, Kanadasë dhe Britanisë, ka tërhequr vëmendjen e medias Britanike.

Prestigjozja ”The Sun”, që thotë se udhëheqësi i një prej grupeve më të fuqishme të trafikut të klandestinëve, duke iu referuar grupit shqiptar që u shkatërrua nga policia shqiptare, është me origjinë shqiptare, por ka jetuar më parë në jug të Dublinit.

“Ky individ është një prej personave kryesorë të grupit dhe dyshohet se është shumë i përfshirë në trafikim. Ai dyshohet se është pjesë e mafias shqiptare dhe është përfshirë në shumë aspekte të krimit të organizuar”, thotë një burim për “The Sun”.

Klandestinët, shumica nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera të Europës lindore, detyroheshin të paguanin 8000 euro për të shkuar në Britani dhe më shumë se 20000 euro për të shkuar në SHBA dhe Kanada.

Bandat përdornin dokumenta udhëtimi false, duke përfshirë edhe pasaporta irlandeze të falsifikuara.  “Bandat shqiptare janë duke u futur fuqishëm në trafikun e drogës në Holandë dhe janë një nga organizuesit kryesorë të trafikimit të qenieve njerëzore në Europë”, përfundon shkrimin “The Sun”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com