Policia e Shtetit njoftoi sot se është kapur “një shtetas me rrezikshmëri të lartë kriminale” në Berat. Ai quhet Edison Çobo, 45 vjeç, banues në lagjen Çlirim të këtij qytetit.
Policia njoftoi se arrestimi i Çobos, person në kërkim, u bë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve me Komisariatin e Policisë Berat në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative
“Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim Nr.4137 datë 25.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu ndaj këtij shtetasi DVP Berat ka nisur hetimin pasuror, ku për këtë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë,” përfundon njoftimi.