Loading...

Marrëdhëniet ruse në krizë, vendet e BE vendosin largimin e diplomatëve rus

Pas vendosjes së sanksioneve ndaj 19 diplomatëve rus nga kryeministrja britanike, Theresa May të tjera shtete europiane kanë reaguar në lidhje me Rusinë.

Pas vendosjes së sanksioneve ndaj 19 diplomatëve rus nga kryeministrja britanike, Theresa May të tjera shtete europiane kanë reaguar në lidhje me Rusinë.

Sipas mediave britanike, Franca, Polonia, Estonia dhe Lituania kanë rënë darkort në ndërtimin e një marrëveshjeje për largimin e zyrtarëve rus nga vendet përkatëse.

Informacionin e ka shpërndarë përsëri kryeministrja britanike, May gjatë një darke me liderët e vendeve të Bashkimi Europian në Bruksel.

Natën e kaluar liderët lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën ata nënvizuan ashpër faktin se ata ndajnë të njëjtën pikëpamje ndaj Rusisë, e cila ka shumë gjasa të jetë përgjegjëse për sulmin ndaj ish-spiunit dhe se nuk do kishte ndonjë shpjegim tjetër të besueshëm për këtë ngjarje.

Kryeministri çek Andrej Babis gjithashtu deklaroi se ishte e mundshme që edhe vendi i tij do të urdhërojë largimin e disa diplomatëve rusë, duke paralamëruar se do të dorëzonte një vendim përfundimtar të hënën.

Mbretëria e Bashkuar lajmëroi largimin e 19 diplomatëve rus disa ditë më parë, pas sulmin me helm ndaj ish-spiunit rus, një sulm që kryeministrja britanike, Theresa May fajëson presidentin Putin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com