Loading...

Beni kujdes – Te papriturat e motit nuk kane mbaruar,rreziku mbetet,shtengata ne Vlore

Instituti i Gjeoshkences ka nxjerre raportin e fundit ne lidhje me motin ne keto 24 ore duke theksuar se ne Shkoder pritet renie e prurjeve por mbetet rreziku nga permbytjet. Lajmi i mire eshte se sipas IGJEUM, pavaresisht rrezikut qe mbetet, situata ne ditet ne vazhfim deri ne 27 mars, pritet te kete permiresim.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të ketë rënie të prurjeve. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të jenë të larta, por do fillojnë të ulen në fundin e ditës së sotme. Parashikimet e IGJEUM tregojnë ulje të niveleve dhe prurjeve në datat 24, 25, 26 dhe 27 Mars 2018. Pritet akoma rrezik i lartë nga pëembytjet në pjesën e Nën Shkodrës dhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit.

23 Mars 2018:

Përgjatë fillimit të ditës së sotme (e premte, dt.23) ka kaluar edhe piku i prurjeve dhe në ditët në vazhdim do të kemi ulje të rrezikut. Për arsye të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Në pjesën tjetër të territorit parashikohen prurje te larta në pjesët fushore të lumenjve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET
Nesër (e shtunë, dt.24) priten reshje të dobëta. Në një pjese të qarqeve ato do të jenë lokalisht mesatare. Në Vlorë mund të shoqërohen edhe me shtrëngata. Priten edhe reshje në formë dëbore në zonat malore, që në Veri do të zbresin deri në 200 m, ndërsa në Jug deri në 600 m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se këto nivele).

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 12 °C
në vendet e ulëta: 3 / 12 °C
në vendet malore: -5 / 7 °C
ERA : sot pasdite (e premte, dt.23) dhe nesër (e shtunë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në Veri dhe ne bregdet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com