[sgmb id=”1″]
Një sulm vetëvrasës mbi makinat ushtarake të NATO-s ka ndodhur mënegjesin e sotëm në Kabul, duke vrarë të paktën 4 njerëz dhe plagosur 22 të tjerë, kanë thënë zyrtarët.
Nuk ka njoftime nëse ndonjë ushtar i misionit të NATO-s është lënduar në këtë sulm, që goditi makinat e blinduara që transportojnë personelin, e që janë të dizajnuara për t’iu bërë ballë shpërthimeve të mëdha.
Nga shpërthimi janë shkatërruar një numër i veturave të civilëve që ishin aty pranë.
Zëdhënësi i forcave amerikane dhe NATO-s nuk ka dhënë detaje për këtë sulm.
Që prej fillimit të këtij viti, të paktën 5 sulme të mëdha janë kryer në kryeqytetin afgan, ku janë vrarë dhe plagosur qindra civilë.