Loading...

Pilotët e ‘çmendur’ publikojnë video në Snapchat gjatë fluturimit

Një kapiten i kompanisë ajrore EasyJet dhe bashkëpiloti i tij janë pezulluar nga videot që filmuan për në aplikacionin Snapchat gjatë një fluturimi. Kapiteni, i quajtur  si Michel Castellucci, ka ngarkuar klipe të tij dhe të kolegut nga aplikacioni i famshëm, raporton BBC.

Kompania ajrore tha se edhe pse siguria e udhëtarëve nuk ishte komprometuar në asnjë pikë, masa e pezullimit ishte e domosdoshme.

Sipas BBC piloti i filmoi videot gjatë një fluturimi nga Parisi në Madrid. Një zëdhënëse e EasyJet tha se filmimi ndodhi kur avioni nuk po kryente ndonjë manovrim dhe fluturimi operonte me siguri.

Ajo tha se ky gjest “është i papranueshëm dhe nuk përfaqëson pilotët profesionalë që punojnë për linjat ajrore. Ne e marrim këtë çështje seriozisht dhe, si të tillë, pilotët janë pezulluar (në përputhje me procedurat tona) tani jemi në pritje të një hetimi disiplinor”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com