Loading...

Amerikani i parë që propozoi të çoheshim më herët

Mes të shtunës dhe të dielës të gjithë do t’i kthejmë sërish akrepat e orës një orë përpara dhe për fat të keq do flemë një orë më pak. Por a e dini se cili ka qenë i pari që mendoi për të propozuar këtë ndryshim?

Idea për herë të parë u shpalos në Paris nga Benjamin Franklin, një ndër “baballarët” themelues amerikanë. Politikani Franklin ishte i apasionuar pas shkencës përgjatë gjithë jetës së tij. Në esenë e tij “Një projekt ekonomik për të reduktuar kostot e ndriçimit” të publikuar në Journal de Paris në vitin 1784 bëri publik një propozim shumë origjinal për kohën.

Në atë kohë orët nuk ishin shumë të përhapura sikurse në ditët e sotme. Madje nuk kishte as transport hekurudhor ndaj dhe nevoja për të sinkronizuar minutat nuk ndihej si domosdoshmëri sikurse do të ndodhte në vitet ‘800, edhe pse sa kishte filluar të ndihej.

Pikërisht në fabrikat që po përhapeshi gjithnjë e më shumë, pasi përkonte me revolucionin e parë industrial në Angli rreth vitit 1770, impononte ritme të tjera krahasimisht me ato të një shoqërie bujqësore. Ndërkohë që në mëngjes, kur mund të shfrytëzohej drita e diellit, njerëzit flinin. Sakaq kur errej atyre u duhej të përdornin llampat me vaj apo qirinjtë për t’u ndriçuar. Ndaj dhe Benjamin propozoi të detyrohej popullsia të ngrihej më shpejt në mëngjes për të shfrytëzuar dritën e diellit. Si e kishte parashikuar Franklin ta bënte këtë?

Duke reduktuar numrin e qirinjve në qarkullim, duke ndaluar lëvizjen në orët e vona të natës si dhe duke instaluar nëpër rrugët e qytet zile të zhurmshme që gjuanin me top për çdo minutë. Sigurisht që ky sugjerim për kohën që u bë nuk u mor si i mirëqenë dhe i realizueshëm. Por në vitin 1907 ishte anglezi Ëilliam Ëillet që e rimori në konsideratë duke e propozuar në Dhomën Britanike të Komunëve hyrjen e tij në fuqi. Duke qenë se ndjeshmëria për kursim energjie ishte më e lartë në kohë luftë, propozimi u miratuaa në vitin 1916 jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në të gjithë vendet e tjera të Europës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com