Loading...

Ngjyra dhe modë, politikanët nuk dalin nga kornizat e tyre të veshjes

Veshja konsiderohet si një formë e të shprehurit të vetvetes. Të gjithë përpiqemi të shprehemi sa më mirë dhe duke ruajtur identitetin tonë, i cili na diferencon nga të tjerët.

Edhe në botën e politikës, ku kodi përcakton qartë korzinat e veshjes, disa politikanë zgjedhin t’i shtojnë disa “ngjyra”, duke pasqyruar identitetin e tyre unik.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, për shkak të detyrës i duhet të vesh gjithmonë kostume. Por, ai zgjedh shpesh kostumet me ngjyrë blu dhe herë me kuadrate.

Kryeministri, Edi Rama, njihet për atletet e preferuara “Adidas”, të cilat i kombinon edhe me kostumin zyrtar. Por, të preferuarat e tij janë gjithashtu edhe pantallonat “Yamamoto”.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk njihet për ndonjë veshje apo ngjyrë të preferuar. Por, ai shpesh preferon xhaketat me këmisha, duke hequr dorë nga kollarja zyrtare.

Kryetarja e LRI-së, Monika Kryemadhi, preferon ngjyrën e kuqe. E shohim shpesh me xhaketa, fustane apo pallto të kuqe.

Ngjyrën e kuqe dhe atë vishnje e preferon edhe deputetja e PD-së, Grida Duma. Teksa pëlqen të shtojë si aksesorë rripin në bel.

Gjergj Bojaxhi, ish-kryetari i SFIDA, preferon gjithmonë këmisha. Shpesh ato janë ngjyrë të bardhë por gjithashtu ai pëlqen edhe nuancat e blusë.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pëlqen të vishet shpesh me pantallona. Ato mund të jenë të ngjyrave dhe prerjeve të ndryshme, apo shpesh edhe kostum.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka,  pëlqen shumë xhaketat dhe sidomos ato ngjyrë të zezë. Me zinxhir, perçina apo butona, ato mbeten të preferuarat e saj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com