Loading...

Rishfaqet Artan Didi, ish kryepolici në krah të ministrit Xhafaj në SHBA

Prej majit të vitit 2015 emri i Artan Didit është përmendur gjithmonë e më rrallë në Shqipëri. Kjo për shkak se ai pasi dha doëheqjen në 31 mars 2015, udhëtoi për në SHBA ku u emërua oficer kontakti i Policisë së Shtetit në ambasadën tonë në Uashington.

Por gjatë një vizite të dy ditëve të fundit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në SHBA, Artan Didi ishte pjesë e këtyre takimeve si përfaqësues i ambasadës.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili dha dorëheqjen e parevokueshme nga detyra, pas skandalit të fshehjes në sirtarët e policisë të urdhër- arrestit belg për deputetin kristiandemokrat, Mark Frroku, është një hap pranë marrjes së një detyrë të rëndësishme, që do ta çojë sërish në Amerikë.

Artan Didi, cili jetoi për shumë vite në SHBA dhe u kthye në Tiranë për të marrë postin e kreut të Policisë së Shtetit në 2013 kur socialistët morën pushtetin. Didi ishte drejtuesi i Policisë së Shtetit, që nuk u ‘pranua’ nga opozita, me arsyetimin se ishte njeri politik, për shkak se kishte qenë numërues votash për llogari të Partisë Socialiste.

Ish-komandanti i repartit special RENEA rrezikoi jetën në 1998, kur mbeti i plagosur gjatë operacionit për kapjen e arabo-egjiptianit, Muhamed Omar Al- Said, i kërkuar për terrorizëm.

Më 31 mars 2015, Artan Didi i paraqiti kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dorëheqje që vetë ai e lidhi me fshehjen e urdhër-arrestit belg për deputetin Mark Frroku.

“Modelin e punës që u mundova të fus në institucion po e shoqëroj me modelin e dorëheqjes kur diçka nuk ecën sipas pritshmërisë që ti ke dhe asaj pritshmërie që kanë të tjerët për punën e institucionit që ti drejton.

Shkelja e procedurave ligjore të specialistit të INTERPOL- it dhe të shefit të këtij sektori, shkelje që i vuri përpara përgjegjësisë penale, cenoi në një farë mase imazhin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ndonëse ishte po ky institucion që e korrigjoi gabimin.

Për këtë arsye, duke vlerësuar këtë ngjarje si të papranueshme për prestigjin e institucionit të Policisë së Shtetit, të cilin unë e drejtoj, duke vlerësuar që nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë, vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Punonjësit e ndershëm të policisë të më gjykojnë për këtë vendim”, shkruante Didi në tekstin e dorëheqjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com