E shtrirë përtokë dhe ulërima deri në kupë të qiellit, ndërsa tenton të shkulë edhe flokët.
Ky është momenti dramatik kur e dashura merr vesh lajmin e hidhur se Xhuljano Sollaku, humbi jetën gjatë një tentative grabitje në Fier, ku ai kishte shkuar për të vjedhur.
Ja momentin kur vajza ka mësuar lajmin e hidhur që i dashuri i saj kishte humbur jetën.
Aktualisht prindërit e viktimës nuk ndodhen në Elbasan, ndërsa mësohet se janë nisur nga Greqia, atje ku jetojnë prej vitesh. Po ashtu ‘BalkanWeb’ mëson se edhe babai i viktimës, është person me precedent penal, pasi ka kryer një dënim për grabitje jashtë vendit.