Pasi KPK-ja ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Kushtetues Fatos Lulo, i cili nuk mund ta justifikojë pasurinë nga burime të paligjshme pas Vetinut, ka reaguar avokati i tij Ardian Visha.
Visha tha se vendimi ishte i padrejtë dhe se do ta apelonin vendimin. Por deri atëhërë, Lulo ishte i pezulluar nga detyra e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
“Do të apelojmë vendimin. Ne e konsiderojmë të paqenë fabulën mbi të cilën u dha vendimi i sotëm, është i padrejtë dhe i pa mbështetur. Por ky ishte verdikti dhe do të apelohet. Për standardin që vendos, është një stekë shumë e ulët, zor që do të kalojë njeri. Problemi është se kush do të rrijë në sistem. Por a do të shkojë Lulo në zyrë pas vendimit? Ai u pezullua deri në një vendimmarrje të Kolegjit të Apelimit” tha avokati.
E ndërsa deri tani ka pasur gjyqtarë dhe prokurorë që janë larguar vetë nga sistemi, Lulo është i pari që u shkarkua nga Vettingu, ndërsa fatin e tij pritet që ta kenë edhe shumë të tjerë që kanë deklaruar pasuri marramendëse. Kujtojmë që Lulo, që u shkarkua nuk pranoi që të përballej me Komisionin, duke u përfaqësuar me avokatin.