[sgmb id=”1″]
Askush nga të afërmit nuk kishte ardhur për të ndjekur procesin ndaj Denis Zakës, nën akuzë për masakrimin e kushëririt të parë, një ngjarje që përfshiu në hetime autoritetet greke dhe shqiptare.
28-vjeçari Zaka që në seancën e parë kërkoi gjykim të shkurtuar, një lëvizje e cila e shpëton nga burgimi i përjetshëm. I riu nga Lushnja veçse pohoi emrat e prindërve të tij dhe më pas e shoqëroi procesin nën heshtje.
Pasi trupa gjyqësore e pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar prokurori lexoi qëndrimin e tij se si u zbardh vrasja e Vladimir Murrizit, për të cilin autori udhëtoi kilometra të tërë nga Greqia në Shqipëri duke denoncuar së pari se djalin e dajës ja kishin vrarë disa të panjohur.
“Denisi”, tha prokurori “e kishte ftuar viktimën të punonte në Greqi dhe një ditë pasi kanë pirë alkol, i ndjeri i kishte kërkuar të vidhnin një plug”. Duke iu referuar dëshmisë së vrasësit Prokurori përmendi se dy kushërinjtë ishin nisur për të vjedhur, njëri i armatosur me thikë e tjetri me levë hekuri.
Rruges nën efektin e alkoolit ata kishin filluar të ofendonin njëri-tjetrin. Në këto rrethana Denisi e qëlloi Vladimirin për vdekje 23 herë, i mori telefonin dhe pasi e groposi i hodhi disa monedha metalike.
Sipas prokurorit vrasësi më tej i shkroi në mesenxher bashkëshortes së viktimës duke u shtirur sikur ishte ai. Prokurori përmendi se Denisi u kthye në Shqipëri dhe duke gënjyer familjen e Vladimirit iu bashkua atyre në denoncimin e depozituar në polici. Pas një kallëzimi plot kontradikta hetuesit zbuluan se ata kishin përballë vrasësin e vërtetë