Loading...

Sasia rekord e kokainës, rezulton se është 90% e…

Dalin detaje te reja per sasine me te madhe te droges qe eshte kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Sasia e 613 kilogrameve kokaine ka rezultuar 90% e pastër.

Kjo do të thotë se sasia e kokainës mund të trefishohej përpara se të hidhej në treg, por për realizimin e këtij procesi do të ishte i nevojshëm një laborator i posaçëm.

Kokaina është transportuar në Laboratorin Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme ku ekspertimi kimik po bëhet me anë të gazkromatografit, një aparaturë moderne që përcakton pastërtinë e lëndës narkotike, raporton OraNews.

Përpunimi nënkupton përzjerjen me lidokainë, paracetamol dhe elementë të tjerë për të përfituar trefishin e sasisë mbi bazën e së cilës u bë përllogaritja e vlerës prej 180 milionë euro.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com