Loading...

Luftë me ‘maskat’ në mes të Fierit, policia vret një prej grabitësve, kurse tjetrin…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatë,s orës 03:00 në lagjen “29 Nëntori” në Fier, ku disapersona të maskuar edhe të armatosur (me pistoleta) kanë tentuar të hyjnë në banesën e shtetasit me inicialet M.M, duke thyer drynin e derës.

Por pas sinjalizimit të policisë, hajdutët janë përballur me forcat e rendit dhe kanë hapur zjarr ndaj këtyre të fundit.

Për pasojë gjatë shkëmbimit të zjarrit njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen. Ndërkohë, autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar. Deri më tani nuk dihen identiteti i personit të vrarë dhe atij të plagosur, ndërsa priten të dalin në dritë detaje të tjera.

Informacion paraprak
Në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen “29 Nëntori” Fier, pranë banesës së shtetasit M.M, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtepisë duke thyer drynin e derës.

Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë. Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar. Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale. Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com