Shumica e adoleshentëve në moshën 14-vjeçare ditët e tyre i kanë të mbushura me lojëra me shokët e tyre, me kompjuterin apo celularin, duke ngrënë çokollata dhe duke pirë pije energjike. Por ky stil jetese nuk ka aspak lidhje me talentin 14-vjeçar të Barcelonës, Xavi Simons, për të cilin mund të thuhet se bën një jetë prej ‘superstari’.
Simons, pjesë e akademisë së ekipit katalanas, është bërë shumë i famshëm për shkak të videove individuale në “Youtube” ku tregon aftësitë e tij të mrekullueshme. Duke iu referuar atyre mund të thuhet se ai është gati edhe për ekipin e parë.
Këtë javë Simons arriti të kapë shifrën e 1 milionë ndjekësve në instagram, numër i cili nuk arrihet nga shumica e futbollistëve profesionistë. Ai gjithashtu ka ekipin e tij të dedikuar për rrjetet sociale për të postuar gjithçka i pëlqen.
Mbi të gjitha, adoleshenti vendos logon e tij personale mbi postimet në rrjetet sociale, fakt ky që dëshmon sesa e rëndësishme është për një futbollist modern të ketë akses në internet.
Simons ka firmosur një kontratë edhe me kompaninë “Nike”, të cilën e reklamon shpesh në Instagram.
Dihet gjithashtu se super-agjenti Mino Raiola është një fans i madh i Xavi-n pasi e ka lavdëruar publikisht talentin për aftësitë e tij.
Nëqoftëse se ende nuk jeni në dijeni për atë që ky djalë është i aftë të bëj, më poshtë keni një video me ‘highlights’-et e tij në Youtube.