Loading...

Ministri Xhafaj në Uashington, Edi Rama në Stamboll

Ditët e fundit axhenda e zyrtarëve më të rëndësishëm të qeverisë është e mbushur me takime të niveleve ndërkombëtare dhe rajonale. Shqipëria pret çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian ndaj takimet diplomatike janë fokusuar në Bruksel. Ndërkohë, prioritet mbeten marrëdhëniet me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ndryshim nga kjo linjë zyrtare e diplomacisë dje ka renë në sy një fluturim i beftë i kryeministri Edi Rama drejt Turqisë për të takuar Presidentin Erdogan. Dy ditë më parë kryeministri ishte në Bruksel ku zhvilloi takime me gjithë drejtuesit e institucioneve të Bashkimit Europian, të cilët pritet të vendosin me 17 prill rekomandimin për negociatat. Në Komisionin dhe Parlamentin e BE-së, Edi Rama theksoi dhe një herë gatishmërinë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Unionit Europian. Si zakonisht, mes lavdeve për vlerat europiane dhe vonesat e burokratëve të BE për të hedhur sytë nga Shqipëria, Rama nuk harroi të provokonte. Edhe këtë herë ai tha se BE duhet të shpejtojë me integrimin e Shqipërisë, e cila i ka bërë detyrat, në të kundër forca e tjera do të gjejnë terren në Ballkan. Duke nënkuptuar Turqinë dhe Rusinë si mike e Presidentit Erdogan.

Pas Brukselit, pa u kthyer në Tiranë dhe në Shkodër ku uji po bën namin, Edi Rama fluturoi drejt për te darka me presidentin turk Erdogan. Turqia, për shkak të problemeve me standardet e BE dhe së fundi tensionet ushtarake me Greqinë, në Bruksel ka kohë që shihet si një vend që po u largohet vlerave europiane. Zyrat e shtypit të presidentit turk dhe kryeministrit shqiptar shpërndanë dje foto dhe video nga takimi, por asnjë detaj se për çfarë kanë diskutuar politikanët kryesorë të dy vendeve. Mes dy qeverive ka një nivel bashkëpunimi të shkëlqyer gjatë viteve të fundit dhe Turqia cilësohet si partner strategjik i Shqipërisë. Këto ditë mes dy shteteve pritet të nis një linjë e re fluturimesh, si shenjë e shkëmbimeve të larta ekonomike. Ndërkohë është gati dhe firmosja e projektit të aeroportit të Vlorës, një investim 100 përqind i biznesit turk. Veç marrëdhënieve shumë të mira ekonomike Shqipëri-Turqi, mes Edi Ramës dhe Erdogan ka edhe një raport special miqësor. Dëshmi e këtij raporti që kalon nivelet diplomatike ishte dhe prania në takim e bashkëshortes së kryeministrit shqiptar, Linda Rama dhe bashkëshortes së presidentit turk, Emine Erdogan. Vila qeveritare e zgjedhur për takimin,  rezidenca “Tarabya” në mediat turke vlerësohet si një ambient ku Edrogan pret zakonisht politikanë të rëndësishëm dhe miqtë e tij personal. Edi Rama ishte dje në Turqi jo vetëm si kryeministri i Shqipërisë, por edhe si miku personal i presidentit  Erdogan. Jo më kot, ky raport mes politikanëve shpesh herë ka bërë që Edrogan të cilësohet për Edi Ramën si “babai shpirtëror”. Ndaj Edi Rama praktikon në Shqipëri dhe bile ia ka kaluar Erdogan në cënimin e lirive ekonomike dhe mediatike. Të gjithë e dijmë se kryeministri Rama ka futur gjithçka në dorë, tani edhe drejtësinë.

Ndërkohë që Rama takonte në brigjet e Stambollit Erdogan, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj  ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe një ekip të Ministrisë së Brendshme, Xhafaj është takuar me zyrtarë të lartë të sigurisë së SHBA. Takimet përfshijnë bisedime me kongresmenë amerikanë, përfaqësues të Departamentit të Shtetit, drejtues të FBI dhe përfaqësues të zyrës kundër drogës, DEA. Në SHBA nuk është vështirë që një politikan të takojë kongresmenë, por në zyrat e DEA dhe FBI vetëm pak politikanë shqiptarë janë pritur. Kriteri i lobimeve me dollarë nuk pi ujë për drejtuesit e institucioneve të sigurisë si DEA dhe FBI. Ndaj mikpritja e Ministrit Xhafajt në këto takime dhe ndarja e informacioneve të rëndësishme, konfirmon zërat politikë në Tiranë se Ministri i Brendshëm është zgjedhur në këtë detyrë më mbështetje direkte nga SHBA.

Dhe si një kandidaturë zëvëndësuese për Edi Ramën në çdo rast që mund të ketë krizë në mazhorancën e PS-së.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com