Loading...

PD në ristrukturim të thellë, degët depozitojnë propozimet për ndryshimet në statut

Në 8 mars në mbledhjen e  kryesisë, kur  u vendos thirrja e Kuvendit Kombëtar dhe nisja e procesit të ristrukturimit të Partisë Demokratike, Kryetari Lulzim Basha, manadatoi një grup punë që do vendoste kontakte dhe do merrte cdo paltformë apo propozim për ndryshime  në statut.

22 Marsi ishte fiksuar si data kur ky grup që kryesohet nga nënkryetari Edi Paloka, dhe në përbërje ka  Edmond Spahon,  Sekretarin e Pergjithshem, Arben Ristani, sekretarët  Eno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli, dhe  anëtarin  e Kryesise Gent Malko, të mbyllte punën kryesore të tij.

Burime të rezervuara i thanë Ora News, se grupet kundërshtare të Bashës, që evidentohen  me Astrit Patozin apo Ridvan Boden por dhe linja e Arben Imamit apo Jozefina Topallit, ende nuk kane dorëzuar propozime konkrete, ndërsa deri në këto momente janë vetëm  disa degë që kanë dhënë alternativat e tyre se cfarë duhet të ndryshojë në “ligjin” bazë se si funksionon kjo forcë politke.

Po të njëjtat burime  pranë grupit për statutin, theksuan se  kryesisht propozimet e degëve,  fokusohen tek vendimmarrja e anëtarësisë.  Një instrument  që vihet re pothuajse në cdo propozim është  që kandidatët për kryetar bashkie dhe për deputet, ti nënshtrohen  më parë votës së anëtarëve të Partisë Demokratike. Ky propozim në fakt është ushqyer edhe nga vetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili pas listës së zgjedhjeve të 2017, deklaroi se ajo do ishte e fundit që mbante firmën e tij, pasi nga ai moment do ishte antarësia që do vendoste për përfaqësuesit e tyre.

Ka  propozime të tjera si përshembull,  ai që Sekretari i Pergjithshëm, Sekretari organizativ dhe 2 nënkryetarët të zgjidhen nga kuvendi kombëtar, në mënyrë që të  jenë persona politikë me mbështetje sa më të gjerë të anëtarësisë dhe jo nga këshilli kombëtar e nga marrëveshjet mes individëve .

Duket se faza e ristrukturimit, do të jetë një operacion i thellë në Partinë Demokratike, përvec rregullave se si do të funksionojë kjo forcë priten ndryshime dhe në strukturë. Ende nuk ka një draft konkret, po duket se struktura e Partisë Demokratike, e ndryshuar 4 vite më parë të rikthehet sërish ashtu sic e la ish-lideri Sali Berisha. Nga rreth 7500 anëtarë që ka Kuvendi Kombëtarë, pritet që me ndryshimet e reja ai të tkurret në 1500, po ashtu  tkurrje  do të ketë edhe Këshilli Kombëtarë, nga 275 anëtraë në 140.

Jashtë ristrukturimit nuk do të mbetet edhe Kryesia e Partisë Demokratike, nga 56 anëtarë që ka aktualisht ajo do të fokusohet në vetëm 15, të cilët do jenë figurat kryesore të kupolës drejtuese. Kuvendi kombëtarë që do të vendos për këto ndryshime,  do të mblidhet me 28-29 prill, ndërsa  parashikohet që e gjithë faza strukturimit të mbyllet brenda muajt qershor.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com