E nisa ditën me laps e letër
Shkruajta rrugën e vjetër.
Dy vija të gjata e një kryqëzim,
Shumë pemë bliri të lëna në trishtim.
Dy trotuare si damarë të gjatë,
diku të fryrë, e diku me bark.
Efekt i kohëve që kanë ndryshuar.
I motit që terbohet pa pushuar.
Pastaj ca njerëz, të vegjël, kuturu
që më iknin prej rrugëve larg shumë.
Të tjerë rropatur, ngrysur, mbledhur,
Zvarrisnin këmbët në këtë qytet të heshtur.
E nisa ditën me laps e letër,
Të shkruaj dy vargje për qytetin tim të vjetër..a.c.zh
Loading...